Rinovimi me Deschamps, ja çfarë thotë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

Rinovimi me Deschamps, ja çfarë thotë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit

23:04, 10/11/2021

“Dua të punoj me një klub pas aventurës me Francën”, u shpreh Didier Deschamps dy ditë më parë.

53-vjeçari qëndron në stolin e “Gjelave” prej vitit 2012, teksa ka kontratë deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm, që përkon me fundin e Botërorit “Katar 2022”.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Graet, foli për “Le Parisien” rreth rinovimit të mundshëm me trajnerin.

Një gjë të tillë s’e ka në plane në këto momente dhe gjithçka do të qartësohet në varësi të performancës së kampionëve të botës në Katar.

“Deschamps do të zhvillojë Botërorin ‘Katar 2022’, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe do të ulemi të bisedojmë

Rinovimi me të nuk është pjesë e mendimeve të mia në këto momente, sigurisht që as në mendimet e tij”, u shpreh kreu i futbollit francez për RMC Sport. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco