Antonio Conte vendos te Tottenhami rregull për ushqimet e lojtarëve

Antonio Conte vendos te Tottenhami rregull për ushqimet e lojtarëve

22:06, 10/11/2021

Të ushqyerit është një aspekt në të cilin Antonio Conte është ndalur gjatë në javën e tij të parë të punës në pankinën e Tottenhamit.

Tekniku italian ka vendosur që futbollistët të hanë bashkë drekën dhe në të njëjtën kohë u ka hequr atyre nga menyja ushqimet e rënda si “ketchup”, majonezë e panine.

Gjithashtu është reduktuar edhe sasia e lëngjeve, vajit e gjalpit, teksa italiani u ka kërkuar futbollistëve të tij që të konsumojnë sa më shumë fruta, si një burim më i mirë energjie dhe gjithashtu ushqyerje e shëndetshme.

Tekniku italian nuk ka humbur kohë për të implementuar filozofinë e tij të punës e të lojës dhe ka nisur gjithçka nga ushqimi, teksa disave prej lojtarëve ua ka thënë në sy që i sheh mbipeshë dhe duhet të humbin kilogramë.

Filozofia e Contes parasheh një skuadër të impenjuar maksimalisht në lojë dhe për këtë duhet që skuadra të ketë përgatitjen e duhur, ndaj trajneri italian ka nisur një cikël stërvitjesh me dy seanca dhe në të njëjtën kohë po punon shumë edhe me video-analizat, për të implementuar sa më shpejt idetë e tij te skuadra.

Antonio Conte debutoi në stolin e Tottenham në Conference League ndaj Vitesses dhe më pas u përball edhe me Evertonin në kampionat, ku nuk shkoi përtej barazimit 0-0. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco