Valon Berisha: Më vjen turp që humbëm, me Greqinë do tregojmë fytyrën tonë të vërtetë

Valon Berisha: Më vjen turp që humbëm, me Greqinë do tregojmë fytyrën tonë të vërtetë

20:56, 10/11/2021

Dardanët pësuan humbje nga Jordania me rezultat 0-2 në duelin miqësorë.

Pas ndeshjes mesfushori kosovar Valon Berisha për “Super Sport” tha se i vjen turp për këtë humbje të pësuar.

“Doni të merrnim një rezultat pozitiv, dhamë maksimumin por e nisëm ndeshjen në mënyrë shumë pasive”.

“U ngjallëm pas golit të pësuar, kishim raste por gabuam sërish në aspektin individual dhe pësuam golin e dytë”.

“Strategjia jonë ishte të luanim me kundërsulme, dhe të shfrytëzojmë shpejtësinë e Milot Rashicës”.

Berisha foli gjithashtu për trajnerin të cilin ka nevojë Kosova.

“Na duhet një trajner me tip dhe karakter në vete, një njeri që na tregon se unë jam ky dhe kjo është strategjia ime”.

“Po më vjen turp që humbëm ndaj Jordanisë, e dimë se çfarë loje është për ne shqiptarët loja me Greqinë, duhet të shkojmë dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë dhe të fitojmë lojën”, tha Berisha.

Kosova është mysafire e Greqisë të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco