VIDEO/ Te Kombëtarja janë në humor para nisjes për në Angli

VIDEO/ Te Kombëtarja janë në humor para nisjes për në Angli

19:14, 10/11/2021

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka mbyllur me seancën e sotme stërvitore përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, para udhëtimit drejt Britanisë së Madhe gjatë ditës së premte.

Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Reja, i cili po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e të premtes në “Wembley”.

Kuqezinjtë duken në humor para kësaj sfide, edhe pse ajo është e një shkalle vështirësie shumë të lartë.

Kjo shfaqej qartësisht në videon e publikuar nga FSHF, ku shiheshin lojtarët që nuk kursenin batutat me njëri-tjetrin edhe mes ushtrimeve të nxehjes.

Që në fillim shfaqej Doka teksa pastronte këpucët e Cikalleshit, nga i cili priten golat kuqezi, ndërsa Bare sinjalizonte kameramanin që të filmonte Roshin dhe përgatitjet e tij të veçanta.

Gjithçka duket se po shkon mirë dhe për momentin nuk ka njoftime për dëmtime të lojtarëve me përjashtim të atij të Brojës, i cili do të mungojë kundër “Tre Luanëve”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco