Ndryshime në listën e Kombëtares, Muçi rikthehet sërish tek Shpresat

Ndryshime në listën e Kombëtares, Muçi rikthehet sërish tek Shpresat

15:01, 10/11/2021

Ka sërish ndryshime në listën e kombëtares, e cila është e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022, atë ndaj Anglisë në transfertë më datë 12 nëntor dhe tre ditë më pas në shtëpi ndaj Andorrës.

Kështu, është vendosur që Ernest Muçi të rikthehet pranë ekipit U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Shpresat kanë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese ndaj Sllovenisë dhe Kosovës në transfertë dhe ish-futbollisti i Tiranës është një nga pikat kyçe nga priten edhe golat për të dalë me rezultat pozitiv.

Kujtojmë, se Muçi prej fillimit të grumbullimit ishte pjesë e Shpresave, megjithatë në vazhdim kaloi te ekipi A, e tashmë është vendosur përfundimisht që lojtari i talentuar të qëndrojë pranë ekipit U-21.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco