‘Topi i Artë’ Jorginho: Do ishte mirë nëse ndodh

‘Topi i Artë’ Jorginho: Do ishte mirë nëse ndodh

14:46, 10/11/2021

Jorginho pas një edicioni të mrekullueshëm me “Blutë” dhe Kombëtaren e Italisë, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA, derisa është ndër favoritët edhe për Topin e Artë.

Për “Football Italia”, mesfushori ka treguar pse e meriton Topin e Artë.

“Nuk varet nga unë të them që e meritojë Topin e Artë, por do vlente për lojtarët e tjerë, që t’iu tregojë se nuk varet gjithçka vetëm nga golat”.

“Do ishte mirë nëse ndodh, por nëse jo, nuk do ankohem. E mbajë këmbën në tokë dhe fokusohem te diçka tjetër, tashmë e kam fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga UEFA”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se Lionel Messi do e fitojë sërish, që do jetë i shtati për argjentinasin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco