Ajax dhe familja e Abdelhak Nourit arrijnë marrëveshjen për dëmshpërblim

Ajax dhe familja e Abdelhak Nourit arrijnë marrëveshjen për dëmshpërblim

13:47, 10/11/2021

Pas më shumë se katër vitesh diskutime, klubi i Ajax dhe familja e Abdelhak Nourit kanë arritur më në fund një marrëveshje. Sipas informacioneve të “NOS” , dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me dëmshpërblimin financiar për kujdestarët e lojtarit 24-vjeçar, i cili u zgjua nga koma në mars të vitit 2020, pa kaluar në gjykatë, edhe pse familja e Nourit kishte paraqitur një ankesë më 21 janar për shkak të mosmarrëveshjes për këtë çështje.

"Këto mangësi nënkuptojnë se Abdelhak është vazhdimisht i varur nga kujdesi i të tjerëve dhe se ai nuk ka qenë në gjendje të tregojë se si do të ishte zhvilluar karriera e tij premtuese në futboll , " thanë avokatët e familjes. Ky kompensim i paguar nga klubi i Ajax përfshin marrjen e përgjegjësisë për "kostot e kujdesit të lojtarit, humbjen e aftësive dhe riparimin e dëmit jomaterial" sipas medias holandeze. Shuma e rënë dakord nga të dy kampet nuk do të bëhet e ditur.

Abdelhak Nouri u dëmtua rëndë më 8 korrik 2017 gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Werder Bremenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco