Zbulohet arbitri që vendos drejtësi në Angli - Shqipëri

Zbulohet arbitri që vendos drejtësi në Angli - Shqipëri

13:21, 10/11/2021

Më datë 12 nëntor, në orën 20:45, Shqipëria e trajnerit Edy Reja do të zbresë në stadiumin legjendar Wembley për të sfiduar vendasit e Anglisë. Kuqezinjtë kanë ende shpresa (edhe pse minimale) për të prekur fazën Play-Off, teksa janë në vend të tretë në grup me 15 pikë, ndërsa para tyre është Polonia me 17 pikë dhe Anglia me 20 pikë.

Image

Ndërkohë, janë bërë publikë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në takimin e kuqezinjve. Bëhet fjalë për një kastë gjermane të arbitrimit teksa kryesor do të jetë Felix Zwayer, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar në ndeshjen e Champions League mes Sheriff Tiraspolit dhe Inter. Sakaq, asistentë të tij do të jenë Marco Achmüller dhe Jan Seidel, ndërsa në VAR do të jenë Bastian Dankert dhe Mike Pickel.

ARBITËR – FELIKS ZUAJER (GJERMANI)

 

ASISTENT I PARË – MARKO ASHMYLER (GJERMANI)

 

ASISTENT I DYTË – JAN SIDEL (GJERMANI)

 

ARBITËR I KATËRT – SVEN JABLONSKI (GJERMANI)

 

VAR – BASTIAN DANKERT (GJERMANI)

 

AVAR – MAJK PIKEL (GJERMANI)

 

VËZHGUES I NDESHJES – NIKOLA RICOLI (ITALI)

 

DELEGATI I NDESHJES – FELIKS GRIGOR (RUMANI)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco