Lirim Kastrati i thotë 'jo' ftesës së Kosovës, ja arsyeja

Lirim Kastrati i thotë 'jo' ftesës së Kosovës, ja arsyeja

11:11, 10/11/2021

Lirim Kastrati, do t’i mungojë përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajt nëntor, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Kastrati ka vendosur të qëndrojë pranë klubit të Legias së Warszawa për të vazhduar stërvitjen dhe për të kërkuar përmirësimin në ndeshjet e radhës.

Ka qenë klubi polak që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare e ka bërë të ditur këtë lajm, ndërsa theksohet se ky vendim i sulmuesit ka ardhur në marrëveshjen me Federatën e Kosovës, duke hequr dyshimet për ndonjë pakënaqësi mes palëve.

 Kujtojmë se 22-vjeçari është transferuar në shtator te Legia, teksa ka shënuar edhe dy gola gjatë kësaj kohe, një në Kupë dhe një tjetër në Europa League ndaj Spartak Moscow ku u asistua nga Ernest Muçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco