Sevilla e ‘frikësuar’, Manchester United do të paguaj klauzolën e yllit Kounde

Sevilla e ‘frikësuar’, Manchester United do të paguaj klauzolën e yllit Kounde

11:06, 10/11/2021

 

Klubi spanjoll, Sevilla ka frikë se Manchester United do të përmbushë klauzolën e blerjes së Jules Kounde në afatin kalimtar të janarit.

Sevilla anuloi një ofertë prej 42.5 milionë funtesh nga Chelsea për francezin gjatë verës, duke kërkuar që Blutë të përmbushnin çmimin e kërkuar prej 69 milionë funtesh.

Ata tani janë të shqetësuar se mund të humbasin Kounde në afatin e ardhshëm të transferimeve, por janë rivalët e Chelseat në Ligën Premier, Unitedi që po shkaktojnë shqetësimin.

Sipas gazetës AS, Unitedi mund të hyjë në garë dhe të mposht Chelsean me nënshkrimin e Kounde, ndërsa ata kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre në mbrojtje.

Nënshkrimi i madh i verës, Raphael Varane është dëmtuar, ndërsa kapiteni Harry Maguire ka vazhduar me paraqitje të dobëta këtë sezon.

Sipas raportit, Unitedi, i cili aktualisht është në vendin e gjashtë pas katër humbjeve, po monitoron mbrojtësin francez dhe mund të përmbushë kërkesat e Sevillas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco