Smith Rowe: Më bëri ofertë Tottenham, nuk isha fare i interesuar

Smith Rowe: Më bëri ofertë Tottenham, nuk isha fare i interesuar

10:23, 10/11/2021

Talenti i Arsenalit, Emil Smith Rowe ka zbuluar se në të kaluarën është kërkuar nga rivali lokal, Tottenham.

21-vjeçari për herë të parë u ftua nga Kombëtarja e Anglisë pasi shkëlqeu me Arsenalin.

Rowe ka folur për Telegraph, ku tregoi për eksperiencën e karrierës, ku fillimisht ishte te Chelsea pastaj u largua, derisa zbuloi se kishte ofertë nga Tottenham.

“Isha shumë i hollë dhe me shtynin larg topit. Nuk përfshihesha dhe ta prekja topin mjaftueshëm, kështu u ndjeva atë kohë”.

“Kur shkova te Arsenal, nuk ishin të shqetësuar për fizikun tim, por kur nisa të rritesha bëhesha më i ofertë dhe provoja të fokusohem që t’i shtyjë edhe njerëzit përreth”.

“Refuzimi i Tottenham? Nuk isha i interesuar, duke qenë tifoz i Arsenalit, edhe pse është mirë kur ka shumë klube të interesuara”.

Anglezi këtë edicion ka zhvilluar 13 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar pesë herë dhe dhuruar dy asistime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco