Jo vetëm Udineze, një tjetër klub italian shfaq interes për Marash Kumbullën

Jo vetëm Udineze, një tjetër klub italian shfaq interes për Marash Kumbullën

10:22, 10/11/2021

Duket se e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është gjithnjë e më larg kryeqytetit italian teksa shumë skuadra kanë shfaqur interes për të.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, nuk është vetëm Udineze që është pas 21-vjeçarit, por së fundmi ka pasur edhe një interes nga Torino ku si pasues të mbrojtësit Armando Ico, drejtuesit “granata” shohin Kumbullën si zëvendësuesin ideal të italianit.

Kumbulla nuk shihet në preferencat e Zhoze Murinjos teksa në total në të gjitha kompeticionet në sezonin aktual është aktivizuar në 6 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco