Carvajal: Nuk duhet nënvlerësuar Barcelona, Vinicius është si raketë

Carvajal: Nuk duhet nënvlerësuar Barcelona, Vinicius është si raketë

09:25, 10/11/2021

Los Blancos” janë plotë 10 pikë para rivalit të përbetuar, derisa ka ende kohë deri në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Carvajal thotë se Barcelona është ende në garë për titull, njësoi siç ka qenë Reali kur u rikthye Zinedine Zidane.

Çfarë mendoni për situatën e Barcelonës?

Siç tha [Carlo Ancelotti], ne jemi të befasuar që e shohim Barcelonën kaq shumë prapa [në garën për titull], por askush nuk mund ta përjashtojë atë për ndonjë trofe. Respekti është thelbësor.

Çfarë mendoni kur shihni Vinicius Junior?

Ai është si një raketë, ai po fluturon. Ai po na ndihmon shumë: vjen shkurt, shkon gjatë, shënon gola... Është lojtari më në formë në skuadër. Dhe një shembull i forcës mendore. Ai u kritikua shumë për mungesën e golave, për mungesën e saktësisë. Dhe ajo që bëri ishte të vuri gjithçka në shpinë dhe të vazhdojë të ecë përpara.

A flisni me Sergio Ramos?

Po, folëm kohët e fundit. Ai më tha se ishte afër fundit të kthimit të tij. Mendoj se pas pushimit ai do të kthehet. Le të shohim nëse ai është me fat dhe ne mund të shijojmë sërish futbollin e tij

Hazard dhe Bale? “Të dy kanë kaluar kohë të vështira shkaku i lëndimeve. Shpresoj që të shërohen dhe të na japin shumë pikë”.

Benzema për Topin e Artë? “Benzema dhe Vinicius janë dyshja më e mirë në botë. Karim e meriton Topin e Artë”.

Haaland ose Mbappe? “Të dy janë shumë të mirë. Do t’i transferoja të dy. Neymar, Messi, unë gjithmonë do sjellja lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai për El Chiringuito.

Ndërkohë, Mbappe në verë bëhet agjent i lirë në rast që vazhdon të mos rinovojë kontratën, derisa Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco