Në nderim të legjendës italiane, ja emri i ri për stadiumin e Romës

Në nderim të legjendës italiane, ja emri i ri për stadiumin e Romës

09:18, 10/11/2021

Pas stadiumit “San Paolo” në Napoli, një tjetër stadium në Itali pritet të ndryshojë emërtim.

Bëhet fjalë për stadiumin e Romës, “Stadio Olimpico”, i cili mund të marrë emrin e legjendës së Italisë në botërorin e vitit 1982, Paolo Rosi. Ka qenë presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, i cili ka propozuar që stadiumit të kryeqytetit italian t’i vihet emri “Paolo Rosi”.

Propozimi i tij ka gjetur një konsensus të gjithanshëm, duke përfshirë dhe shumë prej ish-shokëve të ekipit në “Spanjë 1982”. Tani pritet edhe miratimi përfundimtar nga bashkia e Romës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco