Lewandowski: Nuk mendoj për ‘Topin e Artë’, kam gjëra më të rëndësishme për...

Lewandowski: Nuk mendoj për ‘Topin e Artë’, kam gjëra më të rëndësishme për...

19:38, 09/11/2021

Robert Lewandowski është duke shkëlqyer edhe këtë edicion te Bayerni, duke realizuar gol në pothuajse çdo ndeshje,.

Falë formës së mirë, futbollisti po përmendet si njëri ndër favoritët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”.

Megjithatë, sulmuesi në një intervistë ka thënë se nuk është duke menduar për këtë çmim.

“Nuk jam duke menduar për Topin e Artë, kam pushuar së menduari për të”, tha Lewandowski.

“Çfarëdo që spekulohet dhe del jashtë, unë e marr me të vërtetë me qetësi. Ka gjëra më të rëndësishme për momentin se Topi i Artë”.

“Do të mendoj për çmimin në ditën e ceremonisë. Është një gjë e rëndësishme, padyshim, por ne kemi punë për të bërë paraprakisht”, përfundoi futbollisti.

Fituesi i Topit të Artë do të bëhet i ditur më 29 nëntor kur mbahet  dhe ceremonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco