Magani: Mos e quani më Egantian surprizë

Magani: Mos e quani më Egantian surprizë

17:03, 08/11/2021

Egnatia zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, e mbylli në barazim 1-1 takimin në shtëpi me Vllazninë dhe mori një pikë me vlera.

Trajneri i skuadrës rrogozhinase, që po zhvillon një kampionat shumë të mirë në Abissnet Superiore, Gugash Magani, foli pas ndeshjes për Supersport.

“Vllaznia është një skuadër e denjë, pretendon titullin, kështu që mendoj se është rezultat pozitiv barazimi. Pjesa e parë ishte më e mirë për ne, përveç 10-15 minutave të fundit.

Gabimi? Gjëra që ndodhin, ne jemi njerëz dhe prindër, logjikojmë. I kam folur portierit, i kemi dhënë shumë besim, pasi kemi edhe një portier tjetër shumë të mirë, i cili u paraqit shumë mirë në Kupë.

Sot gaboi Puja, por janë gjëra që ndodhin. Nuk duhet të ndodhin më, por ka gabuar edhe Alban Hoxha, portieri më i mirë në Shqipëri.

Mua më ka ikur kampionati dy herë për portierë, dy herë! I dini mirë, i mbani mend”.

Më pas një koment për ecurinë e Egnatias. “10 pikë nuk janë maksimumi. Kam punuar shumë me skuadrën në aspektin e mentalitetit. Kemi histori të vogël, por jemi mjaft të organizuar, kemi kushtet të mira.

Skuadra ime në çdo ndeshje ka marrë premio, edhe rrogat i kemi marrë. Mos na quani surprizë, as mua, pasi kam kohë që punoj. Ne do punojmë që të jemi të barabartë me çdo skuadër, madje edhe superiorë.

Pengu? Jam i pakënaqur me pikët, duhet të kishim më shumë. Lojtarët janë në provim, duhet të japin maksimumin.

Ka karaktere që s’e pranojnë stolin. Të gjithë jemi në provë, unë dhe gjithë të tjerët”, përfundoi trajneri peqinas.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco