Shtatë vjeçari Pedro Juarez i akademisë La Masia të Barcelonës është krahasuar me produktin e saj më të mirë të të gjitha kohërave, gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi. Juarez shënoi një gol spektakolar në një ndeshje futbolli këtë fundjavë, teksa u bë hit në rrjetet sociale.
Vogëlushi i Barçës luan për ekipin e moshave deri në tetë vjeç dhe në një ndeshje të luajtur në fundjavë, ai i dha fitoren skuadrës së tij, falë një goli të shkëlqyer.
Në minutën e fundit rezultati ishte 5-5, kur më i vogli nga djemtë e Barçës mori topin në qendër, kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe shënoi një gol të mrekullueshëm.
Goli ngjan me ato të shënuar nga Lionel Messit në ditët e tij të djalërisë dhe shumë fansa në komente kanë shkuar aq larg sa ta krahasojnë atë me argjentinasin legjendar dhe tashmë e kanë quajtur "Messi i ri".
La magia del fútbol base. Último minuto. 5-5 en el marcador. El prebenjamín del Barça Pedrito Juárez (7 años) la coge, se gambetea a todo lo que le sale por el camino y marca el gol de la victoria. Emoción de los más pequeños de la Masia. Qué bonito es el fútbol #FCBMasia pic.twitter.com/YymE5bnKfw
— Albert Rogé (@albert_roge) November 6, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: