VIDEO/ Xavi shkel në ‘Camp Nou’: Jam shumë i emocionuar, Barça ka nevojë për...

VIDEO/ Xavi shkel në ‘Camp Nou’: Jam shumë i emocionuar, Barça ka nevojë për...

13:54, 08/11/2021

Sot është një ditë e rëndësishme në Barcelonë . Është duke u zhvilluar formaliteti përfundimtar, i cili duhet të kryhet para nisjes së punës së trajnerit të ri. I shoqëruar nga presidenti i klubit Joan Laporte  dhe nën ritmet e himnit të famshëm të klubit, trajneri i ri i skuadrës Xavi ka shkelur sot në fushën e stadiumit “Camp Nou” dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Xavi më pas mori mikrofonin dhe u shpreh: " Jam shumë i emocionuar, nuk dua të qaj, por jam shumë i emocionuar. Dua të falënderoj klubin, tifozët. Siç ju thashë edhe kur u largova, ne jemi klubi më i mirë në botë dhe Barça ka nevojë për standarde të larta, nuk mund të humbasim apo barazojmë, këtu duhet të fitojmë. Tifozë, jemi në një situatë të vështirë, kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Rroftë Barça dhe rroftë Katalonja. Faleminderit me gjithë zemër.  ”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco