Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Reja bën deklaratën e fortë: Taulant Xhaka e ka braktisur Kombëtaren

Reja bën deklaratën e fortë: Taulant Xhaka e ka braktisur Kombëtaren

12:50, 08/11/2021

Në prag të dy ndeshjeve të fundit në fushatën kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë më 12 nëntor në stadiumin 'Wembley' dhe kundër Andorrës më 15 nëntor në stadiumin 'Air Albania”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp për të folur rreth këtyre dy takimeve, por jo vetëm,

Tekniku italian u pyet nga gazetarët se mos po vepron me dy standarde, pasi me Balliun po vepron ndryshe nga Xhaka. Reja u shpreh se Xhakën e kemi ftuar, por ai e ka braktisur Kombëtaren.

Taulant Xhaka:

Sa i përket Xhakës është temë që kemi folur në grumbullimet e kaluara.

Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike e kam thirrur vazhdimisht, por më pas na ka refuzuar. Është ndryshe nga Balliu.

Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtarë që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne.

Po e them një herrë e mirë e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

JE I PA BESUESHEM 08/11/2021 14:35

Zoteri Tranier, eshte absolutisht e pa besueshme qe Taulant Xhaka ta kete braktisur Kombetaren. E para ata e duan kombetaren, e kane ne gen dhe ne gjak. Pse, nuk besojme neve. Te themi qe ky e paska refuzuar edhe pse ka qene lojtar kyc per triumfet e kombetares tone per ne Euro 2016. Po me Florjan Kamberajn cfare u be, Po me Dyrmyshajn cfare u be, Po me lojtarin e kombetares U21 ne itali cfare u be. Po me Lojtarin e Fulhamit U21 cfare u be, po me para-legjenden Broja cfare desh u be. Juve nuk jeni serioz, as Ti dhe as stafi juaj. Ka lojtare njeqind here me te mire ne Europe dhe jo vetem ne Itali qe deklaruar verberisht qe jan 12500 lojtare shqiptaro Italian qe luajne ne Itali. Je bere si Ducja me keto deklarata. Edhe Alban Bushi ne mos nje medioker eshte nje i korruptuar qe nuk ju jep loje lojtareve me me shume minuta ne kampionate me te forta ne bote, shperfytyrohet ne Ceki dhe ankohet se nuk ka numer 10. Ti Zotrote ke luajtur lojtare pa eksperience, po bosht dhe pa merite. Prandaj Zoteri nuk te beson kush dhe pike.

JE I PA BESUESHEM 08/11/2021 14:28

Shto koment

Denonco