VIDEO/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Xavi mbërrin në 'Camp Nou'

VIDEO/ I shoqëruar nga bashkëshortja, Xavi mbërrin në 'Camp Nou'

11:37, 08/11/2021

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ri i klubit katalan.

Xavi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, sapo ka mbërritur në “Camp Nou” ku do të bëjë prezantimin para tifozëve dhe mediave.

Gjatë prezantimit si trajner i Barçës, pritet të jenë të pranishëm diku tek 25 mijë spektatorë, sipas “Mundo Deportivo”, që do të mbështesin Xavin në këtë eksperiencë të re.

Xavi ka detyrën e vështirë të ringrejë skuadrën e Barcelonës, që prej disa kohësh përballet me vështirësi të shumta.

Aktualisht Barcelona ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, ku ka grumbulluar 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco