Priti penalltinë vendimtare, flet Tatarushanu: Lautaron e kisha studiuar, ishte...

Priti penalltinë vendimtare, flet Tatarushanu: Lautaron e kisha studiuar, ishte...

08:35, 08/11/2021

Siprian Tatarushanu ishte protagonist absolut i Milanit duke pritur penalltinë vendimtare ndaj Lautaro Martinez në pjesën e parë.

Pas ndeshjes, për mikrofonat e DAZN, Tatarushanu u shpreh: “Lautaron e kishim studiuar shumë me stafin. Ishte një moment i rëndësishëm, një pritje e vështirë, është penalltia më e vështirë që kam pritur. Shpresoj të vazhdoj kështu”.

U përgatitëm mirë, ndërsa sa për Çalhanoglun e njoh mirë, por dhe ai më njeh mua.

Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Menja, jam përpjekur ta ndihmoja kur erdhi pasi nuk fliste italisht. E nisi mirë, por u dëmtua, dhe unë jam stërvitur për të luajtur në këto nivele”, u shpreh rumuni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco