VIDEO/ Milan-Inter, mbyllet në ‘paqe’ derbi i Madoninës

VIDEO/ Milan-Inter, mbyllet në ‘paqe’ derbi i Madoninës

22:47, 07/11/2021

Ka përfunduar në “San Siro” derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit, i vlefshëm për javën e 12-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Nuk ka nxjerrë fitues ky derbi, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, pasi takimi mbyllet në barazim 1-1.

Rezultati u vendos që në pjesën e parë, ku Interi kaloi i pari në avantazh me Calhanoglu në minutën e 11-të me penallti, ndërsa Milani barazoi në të 17’ falë një autogoli të De Vrij.

Lautaro Martinez humbi një penallti në minutën e 27-të, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati ndryshim në shifra.

Me këtë rezultat, Milani barazon me pikë Napolin në krye të renditjes (35 pikë), ndërsa Interi ndodhet në vend të tretë.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco