Partizani ka arritur fitoren e parë në kampionat. “Demat e kuq” mund me rezultatin e pastër 2-0 Kastriotin në Kamëz, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Katëgorinë Superiore.
Djemtë e Ilir Dajës e nisën vrrullshëm sfidën, duke rrezikuar disa herë portën e krutanëve.
Goli për Partizanin do të vinte në minutën e 37-të, teksa Musta me një goditje perfekte dënimi mposhti portierin kundërshtar.
“Të kuqtë” mund të kishte pësuar gol në 57’ nga Neziri, por Teqja shpëtoi skuadrën e Dajës ndërsa në 75’ miqtë shënojnë sërish me Sembene por VAR ia anulon.
Ne 92', Partizani sigurohet qe ka marre fitoren e pare pas golit te Rrapaj i cili i vuri edhe kapak sfides ne Kamëz.
Partizani merr kështu fitoren e parë sezonale në Superiore që e largon nga fundi i tabelës dhe e bën që të nisë një tjetër kampionat për ta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: