Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ishte protagonist absolut në triumfin 2-0 që skuadra e tij Konyaspor arriti përballë Goztepe në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën turke.
“Bomberi kavajas” hapi serinë e golave në minutën e 25-të. Guler mori topin nga e djathta dhe pasi shmangu një prej mbrojtësve kundërshtar, e dërgon sferën në shtyllën e dytë, aty ku gjen Cikalleshin, i cili nuk gabon dhe e dërgon në rrjetë.
Cikalleshi nuk u mjaftua kaq, pasi në minutën e 72-të, dërgoi sërish topin në rrjetë, pas një asisti të Guler, duke dyfishuar shifrat.
Me këtë fitore “Shqiponjat e Anadollit” u ngjitën në vendin e tretë me 23 pikë të grumbulluara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: