Tirana ka dhënë sot një mesazh të fortë për rivalët e saj, duke fituar bindshëm derbin ndaj Dinamos me rezultatin 4-0 e duke u shkëputur në krye të kampionatit.
Bardheblutë zhbllokuan rezultatin në fundin e pjesës së parë (44’), pas një autogoli të Sidibes, ndërkohë që dyfishuan me Xhixhën në minutën e 56. Po i njëjti autor shënoi të tretin për Tiranën 5 minuta më vonë, ndërsa rezultatin e vulosi Hoti në minutën e 82-të.
Duke përfituar edhe nga humbja e Kukësit të vendit të dytë, në Korçë ndaj Skënderbeut, me rezultatin 2-1, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e sheh veten tashmë 6 pikë i shkëputur në kryesim, pas 8 javësh kampionat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: