FOTO/ Fanella në nder të Maradonës, Napoli prezanton uniformën për ndeshjet e nëntorit

FOTO/ Fanella në nder të Maradonës, Napoli prezanton uniformën për ndeshjet e nëntorit

13:42, 06/11/2021

Fanella të stiluara në nder të Diego Armando Maradonas, i cili ndërroi jetë një vitë më parë. Kjo është iniciativa e  Napolit, e komunikuar nga klubi blu: “Klubi i Napolit në bashkëpunim me firmën e njohur EA7, do të kujtojë Diego Armando Maradonën me një uniformë speciale, të cilën lojtarët do ta mbajnë veshur në tre ndeshjet e muajt nëntor në kampionat: Napoli-Verona, Inter. - Napoli dhe Napoli-Lazio.

Një vit pas vdekjes së tij, Napoli nderon kështu kampionin e madh, simbolin e një epoke dhe ikonën e padiskutueshme të futbollit botëror, duke i kushtuar Maradonës, fanellën speciale të krijuar posaçërisht për të. Grafikat me fytyrën e Maradonës e vendosur në shenjën e një gishti përfaqësojnë gjithashtu dëshirën e klubit për të përcjellë trashëgiminë e legjendës argjentinase në qytetin napolitan tek brezat e rinj.

Një pjesë e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë për bamirëse.”

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco