U largua nga Gjermania pas 6 vitesh, Amir Abrashi bëhet nostalgjik për të kaluarën

U largua nga Gjermania pas 6 vitesh, Amir Abrashi bëhet nostalgjik për të kaluarën

13:16, 06/11/2021

Pas 6 vitesh, Amir Abrashi i dha fund aventurës në Gjermani, për t’u rikthyer sërish në Zvicër, aty ku tashmë është pjesë e Grasshopers.

Mirëpo, siç duket e kaluar tek skuadra e Frieburg ka lënë kujtime të mira tek mesfushorit kuqezi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat zvicerane u shpreh se e ndjek ende ish-ekipin e tij.

Ai gjithashtu foli për mënyrën se si funksionon ekipi i Freiburg-ut, si dhe rrëfen se ish-trajneri e telefonon ende, pavarësisht se nuk është më nën urdhrat e tij.

“Tani që kam qenë i dëmtuar kisha mundësinë të shikoja çdo ndeshje të Freiburg. Do ta shikoj me shumë mundësi edhe në takimin kundër Bajern Munich. Çdo gjë është e mundur dhe Freiburg mund të bëjë mirë dhe ata do të shkojnë për të fituar, e di këtë prej trajnerit. Kam ende shumë kontakte me lojtarë te Freiburg dhe gjatë periudhë së dëmtimit isha në Gjermani.

Më ka kontaktuar trajneri i Freiburg, ata ruajnë marrëdhënie të mira me të gjithë. Nuk ka arrogancë dhe ka lojtarë që për klubin japin gjithçka. Ndërkohë, fansat nuk janë asnjëherë të mërzitur me ekipin. Kjo të bën të kuptosh se sa me “këmbë në tokë” janë njerëzit aty dhe e gjitha kjo shpërblehet me kohën”, u shpreh Abrashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco