Luhet derbi i Mançesterit, Solskjaer dhe Guardiola rreshtojnë titullarët

Luhet derbi i Mançesterit, Solskjaer dhe Guardiola rreshtojnë titullarët

12:49, 06/11/2021

Në orën 13:30, në “Old Trafford” do të luhet derbi i Mançesterit, në kuadër të javës së 11-të të Premier League.

 Raphael Varane, i dëmtuar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, zëvendësohet nga Eric Bailly, ndërsa Victor Lindelof, i pasigurt para kësaj ndeshjeje, do ta nisë sfidën nga minuta e parë. Francezi Paul Pogba i pezulluar, zëvendësohet nga Fred. Në sulm, Mason Greenëood është zgjedhur  të shoqërojë Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldon.

Nga ana tjetër, City,  ashtu si në ndeshjen ndaj Club Brugge, luan me po të njëjtën mbrojtje dhe mesfushë. Sulmi ka disa ndryshime, me Gabriel Jesus dhe Phil Foden që shoqërohen nga De Bruyne.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco