Sërish derbi, Tirana kërkon 'hakmarrjen' ndaj Dinamos

Sërish derbi, Tirana kërkon 'hakmarrjen' ndaj Dinamos

11:02, 06/11/2021

Tirana dhe Dinamo do të përballen sërish midis tyre, por këtë herë në kampionat. Derbi i kryeqytetit është ndeshja më e rëndësishme e javës së 8 që nuk i shmanget dot emocioneve të përballjes në kupë iku blutë fituan 2-0.

Një mundësi revanshi e shpejtë për bardheblutë, që do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive pas 4 fitoreve radhazi në kampionat për të mos kompromentuar pronësinë e kreut të klasifikimit.

Për t’ia dalë skuadra e Orges Shehit natyrisht që duhet të tregojë një fytyrë dhe mbi të gjitha shpirt tjetër nga ai i mesjavës së Kupës pas një pjese të parë të dobët nga ana e bardhebluve që pësuan dy gola brenda më pak se çerek ore lojë.

Në kampin tjetër, Dinamo vjen me një tjetër humor në këtë përballje pas fitores së vetëm pak ditëve më parë. Një rezultat që karikon vetëbesim dhe siguri për blutë që kërkojnë ta shfrytëzojnë atë sukses për të ndërtuar një moment të mirë dhe vazhdimësinë edhe në kampionat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco