Derbi i Mançesterit në ‘Old Trafford’: A mund ta shpëtojë Ronaldo sërish Solskjaer?

Derbi i Mançesterit në ‘Old Trafford’: A mund ta shpëtojë Ronaldo sërish Solskjaer?

10:38, 06/11/2021

Sot në “Old Trafford” luhet derbi i 186-të i Mançesterit, i cili mund të përcaktojë fatin e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e United.

Stoli i Solskjaer ishte lëkundur shumë kohët e fundit, pas disa rezultateve negative.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo e shpëtoi trajnerin norvegjez me një ndeshje fantastike kundër Tottenhamit në fitoren 3-0, dhe katër ditë më parë kur shënoi të dy golat në barazim me Atalantën (2-2). Por pyetja është, a mundet portugezi ta shpëtojë sërish Solskjaer-in?

Në anën tjetër, është City i “plagosur” që humbi në shtëpi ndaj Crystal Palace 2-0 në ndeshjen e fundit dhe tashmë skuadrës së Pep Guardiolës i duhet fitorja për t’i ngritur moralin.

Eksperti spanjoll në ndeshjen e javës së 11-të nuk mund të llogarisë shërbimet e  Aymeric Laporte dhe Ferran Torres, ndërsa prania e Kyle Ëalker është në pikëpyetje, por Solskjaer ka probleme shumë më të mëdha.

Strategu i United nuk do të mund të mbështetet tek i pezulluari Paul Pogba dhe tek i dëmtuari Raphael Varane dhe pyetja është se si do të funksionojë mbrojtja e “Djajve të Kuq” ndaj makinerisë së fuqishme sulmuese të Qytetarëve.

Ndeshja Manchester United – Manchester City nis në orën 13:30.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco