VIDEO/ Skena të rralla vijnë nga Turqia, arbitri mbyll ndeshjen para kohe dhe kujtohet pas 10 minutash…

VIDEO/ Skena të rralla vijnë nga Turqia, arbitri mbyll ndeshjen para kohe dhe kujtohet pas 10 minutash…

10:18, 06/11/2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Gaziantep  – Kasimpasas (2-0), e vlefshme për javën e 12-të të Superligës turke.

Gjyqtari i sfidës, Halis Ozkahya dha 9 minuta shtesë në fundin e ndeshjes, mirëpo, ai e mbylli takimin në minutën e 94, duke i habitur të gjithë.

Lojtarët shkuan në dhomat e zhveshjes, por pasi arbitri i kuptoi gabimin lojtarët u kthyen sërish në fushë. Ndeshja përfundoi pasi lojtarët e të dyja skuadrave, të cilët u rikthyen në fushë pas 10 minutash, luajtën 5 minutat e mbetura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco