Televizioni portugez pretendoi se Messi është fituesi i 'Topit të Artë', 'FF' përgënjeshtron lajmin

Televizioni portugez pretendoi se Messi është fituesi i 'Topit të Artë', 'FF' përgënjeshtron lajmin

09:54, 06/11/2021

Televizioni shtetëror portugez RTP bëri të ditur mbrëmë se Lionel Messi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021, por këto pretendime u përgënjeshtruan menjëherë nga kreu i France Football, media që jep çmimin prestigjioz.

Lajmi i përhapur nga televizioni portugez bëri jehonë në mbarë botën, por ndonëse është një medium jashtëzakonisht serioz, ka mbërritur përgënjeshtrim nga France Football.

Drejtori i gazetës franceze Pascal Ferre deklaroi menjëherë se RTP gënjeu publikun.

"Ky informacion është budallallëk i madh, si shumë gjëra të tjera që janë thënë në dhjetë ditët e fundit. Një bllof i madh," tha Ferre.

Messi është rekordmeni me gjashtë Topa të Artë dhe në vitin 2021 fitoi Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës dhe ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 30 gola të shënuar dhe me të drejtë mund të shpresojë për një çmim.

Gjithsesi, favoriti i madh është Robert Lewandowski, për të cilin Marca pretendon se do të marrë çmimin dhe që zyrtarisht do të bëhet futbollisti më i mirë në bot. Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të mediave të ndryshme, emrin do ta zbulojmë në një ceremoni që do të mbahet më 29 nëntor, në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco