Ja kur do të zhvillohet beteja përfundimtare e  ‘Njeriu më të frikshëm në planet’ kundër ‘Hulkut iranian’

Ja kur do të zhvillohet beteja përfundimtare e ‘Njeriu më të frikshëm në planet’ kundër ‘Hulkut iranian’

09:42, 06/11/2021

Është fakt! “ Njeriu më i frikshëm në planet” do të përballet me “ Hulkun iranian ” një betejë që pritet t’i lërë të gjithë pa frymë.

Ndeshja mes 39-vjeçarit Martyn Ford dhe 29-vjeçarit Sajad Gharibi është planifikuar të zhvillohet më 2 prill 2022.

Ford është një aktor britanik ndërsa Gharibi është i angazhuar në peshëngritje. 

Të dy janë shumë të njohur në rrejte sociale, aktori britanik ka rreth 3.1 milion ndjekës ndërsa ‘Hulku iranian’ rreth 580 mijë ndjëkës.

Asnjëri prej tyre nuk ka konkurruar ende në një ndeshje zyrtare. 

Kohët e fundit, rivaliteti mes tyre është në rritje. 

Në një postim të fundit, Ford ka shkruar se gjërat mes tij dhe Gharibit janë shumë personale.

“ Do të doja të bëja një garë që nuk do ta harroni kurrë. Është shumë personal për mua, janë thënë gjëra që nuk mund t’i sfidoj, nga shumë njerëz që i përkasin ambientit të tij' shkroi Ford në Instagram.

Ford ka premtuar se do ta mposhtë në kohën zero iranianin, i cili preferon të mos bëjë deklarata dhe të heshtë deri në ndeshje.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco