Nesër derbi i Mançesterit, Guardiola thyen rregullin dhe flet për CR7-tën

Nesër derbi i Mançesterit, Guardiola thyen rregullin dhe flet për CR7-tën

21:43, 05/11/2021

 Manchester City i Pep Guardiolës po përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit. Nesër në “Old Trafford” do të luhet derbi kundër Solskjaerit dhe United të Cristiano Ronaldos, por lajmi i ditës është rikthimi i Xavi-t tek Barcelona: “Nuk kam folur me Xavi këto ditë. Do të doja të pres zyrtarizimin. Kur marrëveshja të mbyllet, do t'i uroj më të mirat në aventurën e re. Jam i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer."

Atmosfera e derbit: “Nuk e ndjej shumë atmosferën sepse ngrihem në mëngjes dhe shkoj në qendrën sportive. Kaloj 10, 12 ose 14 orë në qendrën stërvitore dhe më pas kthehem në shtëpi. Nuk shkoj në bare apo restorante për të ndjerë se si është atmosfera. Imagjinoj që njerëzit e përjetojnë në një mënyrë të veçantë, por detyra ime është ta përgatis ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme për të fituar”.

Sfidat ndaj United: "Ata kanë fituar disa ndeshje kundër nesh dhe i përgëzoj. Është United, çfarë të them tjetër? Ata janë të fortë, me CR7 më shumë".

Cristiano Ronaldo: “Normalisht nuk flas për lojtarë nga klube të tjera para ndeshjeve, por jam i sigurt se Cristiano Ronaldo është i lumtur tek Manchester United dhe tek United janë të kënaqur me të”.

Mungesa e një sulmuesi 9-tësh: "Nuk jam magjistar, por duhet të besojmë pak. Sa gola shënuam vitin e kaluar duke luajtur pa sulmues? Një herë është mirë, javën tjetër thua se duhet të kem shtatë sulmues. Ndoshta në të ardhmen klubi do të blejë një sulmues, kushedi. Ne jemi kjo skuadër dhe e dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco