Messi i nënshtrohet një kurimi të veçantë në Madrid

Messi i nënshtrohet një kurimi të veçantë në Madrid

12:40, 05/11/2021

Dëshiron të rikthehet në fushë dhe të shënojë për PSG-në dhe për Argjentinën. Bëhet fjalë për Lionel Messin, që është kapur në Madrid, ku po i nënshtrohet një kurimi të veçantë pas problemit që pati me gjurin.

Pasi mungoi ndaj Leipzigut në Champions League dhe u zëvendësua në pushimin e ndeshjes së Ligue 1 kundër Lille, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” është zhvendosur orët e fundit në Spanjë për të filluar rehabilitimin në klinikën e fizioterapisë rigjeneruese TVA.

Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, sulmuesi i PSG-së, është i shoqëruar nga shoku i skuadrës, Leandro Paredes, dhe nga anëtarët e stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, që duan të verifikojnë gjendjen e “yllit” të skuadrës së tyre.

Për Messin bëhet fjalë për një rikthim në të kaluarën, pasi ka qenë edhe më parë pacient i doktorit Joaquin Juan, themelues i kësaj qendre mjekësore, që ishte angazhuar me Messin në vitin 2015, kur argjentinasi pati probleme me ligamentet e gjurit.

Mjeku në të kaluarën ka kuruar dhe Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin, si dhe legjendën e basketbollit, Pau Gasol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco