Xavi realizon ëndrrën, rikthehet te Barcelona si trajner

Xavi realizon ëndrrën, rikthehet te Barcelona si trajner

12:23, 05/11/2021

Xavi Hernandez prej kohësh donte një rikthim te Barcelona, kësaj radhe si trajner.

Tani rikthimi i tij është bërë punë e kryer, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Al Sadd ku ishte trajner Xavi.

Klubi nga Katari përmes një deklarate ka konfirmuar se Barcelona ka paguar shumën prej pesë milionë euro për ta marrë Xavin në krye të ekipit.

Marrëveshja tashmë është arritur, dhe një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti edhe nga Barcelona.

Xavi është duke u pritur me entuziazëm të madh nga fansat ‘Blaugranë’ pasi shihet si person që e njeh mirë filozofinë e klubit dhe pritshmëritë janë të larta për të.

Xavi te Barcelona do të zërë vendin e Ronald Koeman që u shkarkua para pak ditësh për shkak të rezultateve të dobëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco