Giroud: Në derbi ta çojmë +10 diferencën me Interin

Giroud: Në derbi ta çojmë +10 diferencën me Interin

11:58, 05/11/2021

Fundjava do të rezervojë derbin historik të “Madoninës”, ku Interi do të ketë përballë Milanin në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatet e kampionatit.

Sulmuesi i kuqezinjve, Olivier Giroud, nuk nguron të mbështesë skuadrën e tij në prag derbit, duke u shprehur se thellimi i diferencës +10 me Interin do të ishte diçka pozitive për Milanin.

“Një ndeshje e rëndësishme sepse thellimi i diferencës në +10 pikë me Interin do të ishte shumë mirë, edhe pse ka shumë ndeshje për t’u luajtur. Ne jemi Milani dhe kemi shtatë pikë më shumë, nuk është rastësi.

Titulli? Pse nuk duhet ta besoj? Në kampionat po bëjmë shumë mirë, ne luajmë futboll të mirë dhe kemi shumë mundësi të ndryshme”, tha francezi.

Sulmuesi i Milanit foli për marrëdhënien me Ibrahimoviç: “Ibra është një person i këndshëm dhe shumë i dobishëm në dhomat e zhveshjes, ndryshe nga pamja e jashtme, ku duket më i fokusuar tek vetja”, u shpreh Giroud.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco