PSG-ja nuk ndalet , Kroos është ‘preja’ e radhës e francezëve

PSG-ja nuk ndalet , Kroos është ‘preja’ e radhës e francezëve

11:44, 05/11/2021

Paris Saint-Germain në merkaton e verës arriti të sjellë shumë yje në ekip duke krijuar një skuadër të fortë dhe të kompletuar.

Megjithatë, duket se gjiganti francez nuk është plotësisht i kënaqur me yjet që kanë në ekip, dhe po kërkon disa përforcime tjera për verën e ardhshme.

PSG tani i ka hedhur sytë nga një tjetër futbollist i Real Madridit, Toni Kroos.

Sipas ‘El Nacional’, Kroos po shihet si futbollistë ideal për të përforcuar mesfushën e ‘Parisienëve’ dhe gjiganti francez do të bëjë të pamundurën për transferimin e tij në fund të edicionit.

Gjermani ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, ndërsa çmimi i tij në ‘Transfermarkt’ llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco