Arsenal jep lajmin e bukur, ja kur do rikthehet Granit Xhaka në stërvitje

Arsenal jep lajmin e bukur, ja kur do rikthehet Granit Xhaka në stërvitje

11:22, 05/11/2021

Granit Xhaka pësoi një dëmtim në ligamentin medial të gjurit të djathë në fitoren 3-1 ndaj Tottenham Hotspur në muajin shtator.

Xhaka është futbollistë kyç në formacionin e Mikel Artetë, por klubi e ka përballuar mirë mungesën e tij falë paraqitjeve të mira të Thomas Partey dhe Albert Sambi Lokonga.

Përmes një njoftimi, Arsenal ka bërë të ditur se Graniti do të rikthehet në stërvitje të plotë me grupin në fillim të vitit 2022.

29-vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje me ‘Topçinjtë’ para se të pësoi lëndimin në duelin ndaj Tottenham Hotspur më 26 shtator.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco