Sfida mes Bajer Leverkusenit dhe Real Betisin e luajtur mbrëmjen e djeshme për Ligën e Europës u kthye në arenë të vërtetë lufte mes lojtarësh.
Protagonist u bë sulmuesi i spanjollëve Nabil Fekir i cili në fundin e takimit humbi toruan duke kapur për fyti kundërshtarin e tij. Por kundërshtarët nuk qëndruan duarkryq duke goditur francezin pas koke.
Në këtë moment filloi kaosi i madhe me lojtarë dhe stafe të dyja ekipeve. U desh ndërhyrja e gjyqtarit që gjithçka të qetësoj.
Arbitri nxori kartonin e kuq për Fekir dhe futbollistin e Leverkuesnit, Demirbaj. Sfida përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të gjermanëve të cilët marrin dhe kryesimin e Grupit G me 10 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: