FOTO/ Shënoi ndaj Celtic, Myrto Uzuni merr notën më të lartë te Ferencvaros

FOTO/ Shënoi ndaj Celtic, Myrto Uzuni merr notën më të lartë te Ferencvaros

10:17, 05/11/2021

Myrto Uzuni realizoi një gol shumë të bukur në humbjen 2-3 të Ferencvarosit përballë Celtic Glasgow në Budapest.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë në një pozicion të prirët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Përveçse autor i një goli, Uzuni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa “sofascore” i ka vënë notën më të lartë nga futbollistët e Ferencvarosit.

Beratasi është vlerësuar me 7.6, ndërsa shoku i tij i skuadrës me notën më të lartë është Tokmac Nguen me 7.

Nga radhët e Celtic vetëm dy lojtarë janë vlerësuar më mirë se Uzuni: Liel Abada (8.1) dhe David Turnbull (8.2).   

Image

Për Uzunin ky ishte goli i nëntë sezonal me Ferencvarosin. 3 gola i ka shënuar në kampionat, 4 në Champions League në raundet eliminatore dhe 2 gola në Europa League, një ndaj Betisit dhe ky i fundit kundër Celtic Glasgow.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco