Partizani gjen qetësinë, rikthehet trajneri dhe Kaçe

Partizani gjen qetësinë, rikthehet trajneri dhe Kaçe

10:07, 05/11/2021

Partizani rikthehet te fitorja  me golin e shënuar nga Zhunior nga pika e bardhë e penalltisë. Pas fitores u shlyen edhe dy dënimet e dhëna nga Disiplina. Pas drejtimit nga tribuna ndaj Egnatias në kampionat dhe Besëlidhjes në Kupë, ndaj Kastriotit kthehet në pankinë trajneri, Ilir Daja.

Gjithashtu, është shlyer edhe pezullimi i tifozëve të kuq, të cilët ndaj krutanëve mund ta mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumeve. Gjithsesi, tifozët mbeten në provë, pasi pezullimi ka qenë katër ndeshje, por gjysma është hequr me kusht nga Komisioni i Disiplinës.

Në këtë takim pritet që të kthehet si titullar edhe mesfushori Ergys Kaçe, i cili me 30 minutat e luajtura në Kupë tregoi se e ka kaluar problemin shëndetësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco