Mourinho shpjegon pse nuk aktivizoi Marash Kumbullën

Mourinho shpjegon pse nuk aktivizoi Marash Kumbullën

09:54, 05/11/2021

Roma nuk arriti të hakmerrej ndaj Bodo/Glimt pas humbjes turpëruese në ndeshjen e pare, teksa verdhekuqtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho në një intervistë për ‘’Sky Sport’’,  ia hodhi fajin arbitrave duke i cilësuar si të paeksperiencë ndërsa i habiti të gjithë duke treguar dhe arsyet pse po mbron Kumbullën.

“Bilanci vjen nga lojtarët që kemi në dispozicion. Matias Vina ishte i lënduar, ndaj më duhej të zgjidhja një mbrojtës të majtë. Solbaken pati një ndeshje të parë fantastike, sonte Ibanez e futi në xhep, ai pati vetëm një prekje dhe shënoi një gol fantastik.

Më duhej ta mbroja Kumbullën, sepse ai luajti keq në ndeshjen e parë dhe kjo nuk ishte ndeshja e duhur për të. Kështu që më duhej të vendosja Kristanten në mbrojtje. Pra, kë të vendos në mesfushë? Më duhej të vendosja Darbon.

Njerëzit flasin për ekuilibrin taktik, por ndonjëherë ka të bëjë edhe me balancimin e karakteristikave të lojtarëve. Milani po luftonte kundër nesh, kishin në fushë Bakajokon dhe Tonalin. Ne nuk mund ta bëjmë këtë’’ është shprehur trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco