Mesfushori i Manchester City i frikësohet yllit portugez : Do provojmë të ndalim Ronaldon, nuk duhet të...

Mesfushori i Manchester City i frikësohet yllit portugez : Do provojmë të ndalim Ronaldon, nuk duhet të...

09:36, 05/11/2021

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, ka folur para ndeshjes së radhës në fundjavë , kundër rivalit të përbetuar, Manchester United.

“Qytetarët” do përballen me “Djajtë e Kuq” që kanë nisur të rigjejnë formën.

Silva që e di sa i suksesshëm është CR7 thotë se do mundohen që të ndalojnë portugezin në ndeshjen e radhës.

“Ne do provojmë dhe të ndalim atë ,Cristiano Ronaldon, dhe të sigurohemi që nuk shënon të shtunën”.

“Por, nuk jemi duke luajtur vetëm kundër Cristiano, jemi duke luajtur kundër Manchester United. Do fokusohemi në punën tonë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Silva dhe Ronaldo kanë luajtur se bashku që gjashtë vite te Kombëtarja e Portugalisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco