Marseja dhe Lazio ndahen në barazim, Mërgim Berisha shkëlqen në fitoren e Fenerbahce-s

Marseja dhe Lazio ndahen në barazim, Mërgim Berisha shkëlqen në fitoren e Fenerbahce-s

23:20, 04/11/2021

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Supersfida Lazio – Marsejë u mbyll në barazim 2-2, derisa Ferebahve ka shkëlqyer në Belgjikë duke fituar 3-0 ndaj Antëerp.

Marsjea kaloi fillimisht në epërsi me anë të Arkadiusz Milik që shënoi nga pika e bardhë (33′).

Klubi francez vazhdoi te dominoi, por pas një gabimi në mbrojtje, përfitoi Felipe Anderson që barazoi në fundin e takimit (45+7).

Lazio arriti të përmbys rezultatin menjëherë në pjesën e dytë, pas një tjetër gabim të mbrojtjes, ku përfitoi Ciro Immobile (49′).

Ishte Dimitri Payet që shënoi tetë minuta para përfundimit të ndeshjes për t’i dhënë një pikë skuadres franceze (82′)

Me këtë barazim, Lazio mban vendin e dytë me pesë pikë, derisa Marsejë renditët në vendin e tretë me katër pikë.

Ndërkohë, Fenerbahce ka shënuar fitore bindëse ndaj Antëerp me rezultat 0 – 3, ndeshje ku shkëlqeu Mërgim Berisha. Yandas pas vetëm tetë minutave lojë, kaloi gjigantin turk në epërsi, ndërsa Meyer dyfishoi rezultatin pas një super asistimi me thembër të Berishës (16′).

Për tretin, mendoi Mërgim Berisha që realizoi eurogol pas një harkimi të Yandas (29′).

Me këtë fitore, Fenerbahce renditët në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Antwerp qëndron në fund pa pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco