Bodo/ Glimt befason sërish Romën, Conte e nis me fitore aventurën në pankinën e Tottenham

Bodo/ Glimt befason sërish Romën, Conte e nis me fitore aventurën në pankinën e Tottenham

23:08, 04/11/2021

Bodo/Glimt ka bërë sërish befasinë, duke i marrë barazimin 2-2 Romës së Morinho-s në Olimpiko. Skuadra norvegjeze ishte dy herë në avantazh, duke rrezikuar deri në fund të sfidës por nuk arritën të siguronin fitoren edhe pse në fushë ishin titullarët.

Ndërsa Antonio Conte e ka nisur me fitore aventurën në pankinën e Tottenham, duke mposhtur me shumë vështirësi 3-2 Vitessen.

Spursat shkuan në 3-0 ndaj skuadrës holandeze, por pastaj pësoi dy gola dhe pa Romeron të ndëshkohej me të kuq, duke rrezikuar shumë në minutat e mbetur të sfidës, që u mbyll më pas edhe me dy kartonë të kuq nga miqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco