Ciro Immobile bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios

Ciro Immobile bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Lazios

22:38, 04/11/2021

Goli  i realizuar nga Ciro Immobile, në minutën e 49-të të ndeshjes ndërmjet Marsejës dhe Lazios  (1-2) është një gol historik për klubin bardhekaltër.

Sulmuesi napolitan, në fakt, shënoi golin e tij të 160-të me skuadrën italiane, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi, duke lënë pas legjendën Silvio Piola, i cili ishte ndalur në 159 gola të shënuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco