Po shkëlqen me Salzburgun, Adeyemi kontaktohet nga Real Madrid

Po shkëlqen me Salzburgun, Adeyemi kontaktohet nga Real Madrid

21:19, 04/11/2021

Karim Adeyemi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Salzburgut duke bërë që shumë ekipe evropiane të shprehin interesim për të.

Gjermani ka kontratë me Salzburgun deri në qershor të vitit 2024, megjithatë pas formës së mirë pritet që të shitet në fund të edicionit tek ndonjë top skuadër evropiane.

Së fundmi, mediat spanjolle raportojnë se agjentët e futbollistit kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Real Madridit ditën e sotme.

“Los Blancos” pritet të kenë buxhet të konsiderueshëm për të investuar në treansferime verën e ardhshme, dhe nuk përjashtohet mundësia e blerjes së Adeyemi.

Karim Adeyemi, këtë edicion ka realizuar 14 gola e dy asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco