Kaka po bën praktikën si trajner. Ish-kampioni i Milanit, siç tregohet në faqen zyrtare të Sao Paulo-s, u rikthye në klubin që e bëri atë të famshëm në vitin 2001 për të vëzhguar nga afër punën e trajnerit Rogerio Ceni dhe stafit të tij.
Braziliani në fakt po përgatitet për provimin e trajnerit në Nivelin A. Tashmë, ish-futbollisti brazilian ka nisur një rrugë të re futbolli, këtë herë nga pankina.
Kështu, Kaka, i shtohet listës së gjatë të ish-yjeve të futbollit të cilët kanë ndërmarrë rrugën e trajnimit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: