Messi ndodhet në Madrid, ja arsyeja...

Messi ndodhet në Madrid, ja arsyeja...

19:37, 04/11/2021

Jashtë fushave të lojës në ndeshjen ndaj Leipzig për shkak të një problemi në gjurin e majtë, Lionel Messi shkoi sot në Madrid për të filluar rehabilitimin në klinikën e fizioterapisë rigjeneruese TVA. Sipas informacioneve të raportuara nga “La Sexta”, sulmuesi i PSG-së shoqërohej nga shoku i skuadrës Leandro Paredes dhe nga anëtarë të stafit mjekësor të kombëtares argjentinase, të cilët duan të kontrollojnë gjendjen e lojtarit të tyre, të thirrur nga Lionel Scaloni për ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit.

Messi e njeh mirë Joaquin Juan, themeluesin e kësaj qendre mjekësore, pasi ky i fundit e ka trajtuar në vitin 2015 pas këputjes së ligamenteve. Bëhet fjalë për një mjek të famshëm, i cili në të kaluarën është kujdesur edhe për Cristiano Ronaldon, Ansu Fatin dhe basketbollistin Pau Gasol.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco